www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën, BE pret kompromis për çështjen e dinarit

Posted on May 13, 2024May 13, 2024 by User User1

Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.

Kështu ka deklaruar për  zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, gjatë konferencës së rregullt për media.

“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për vendimin e BQK-së për operacionet financiare. BE-ja pret nga takimi i të mërkurës që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha Stano gjatë një konference.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se shpreson që ky do të jetë takimi i fundit rreth dinarit.

Më 11 maj, ka përfunduar zyrtarisht periudha tranzitore e Bankes Qendrore.

Nga e diela, zyrtarisht euroja është valute e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë.

Sipas rregullorës së BQK-së parashihen edhe gjoba për ata që kryejnë pagesa me dinar.

Lidhur me këtë, është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se “rregullorja e BQK-së e ka qëllimin e ligjshmërisë dhe jo dënimin”.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara