www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtatë të vrarë nga një sulm raketor në rajonin rus Belgorod, thotë Moska

Posted on May 13, 2024May 13, 2024 by User User1

Së paku shtatë njerëz janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga shembja e një pjese të një ndërtese shumëkatëshe banimi, si pasojë e një sulmi raketor ukrainas në qytetin kufitar të Rusisë, Belgorod, thanë zyrtarët rusë të dielën, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje nga vendi i ngjarjes – të postuara nga guvernatori i këtij rajoni në kufi me Ukrainën, Vyacheslav Gladkov – shfaqën shembjen e së paku 10 kateve të ndërtesës.

“Qyteti i Belgorodit dhe rajoni i Belgorodit u bombarduan nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha Gladkov.

“Si pasojë e goditjes direkte nga një predhë në një ndërtesë banimi, e tërë hyrja nga kati i dhjetë deri te i pari, u shemb”, shtoi ai.

Kanali rus i lajmeve në Telegram, Mash, raportoi se së paku shtatë njerëz u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën.

Një dëshmitar rasti tha se shumë ambulanca dhe automjete zjarrfikësish u panë në vendin e ngjarjes.

“Një pjesë e tërë e një ndërtesë 10-kateshe u shemb. I pashë disa viktima”, tha dëshmitari për Reuters në kushte anonime.

Më herët të dielën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan dy raketa balistike të epokës sovjetike që forcat ukrainase i kishin shkrepur mbi rajonin Belgorod gjatë natës.

Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.

Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.

Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara