www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arbër Ademi: Siljanovska e shkeli Kushtetutën

Posted on May 12, 2024May 12, 2024 by User User1

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arbr Ademi shprehu keqardhjen e tij sot në një konferencë për media pas betimit të kryetares së re Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas tij, ajo që në fjalinë e parë e ka shkelur Kushtetutën duke mos përmendur “Republikën” dhe “Maqedoninë e Veriut”.
“Ndjejmë keqardhje për fjalimin e presidentes së vendit z.Gordana Siljanovska Davkova shkeli Кushtetutën në fjalinë e parë duke mos e përmendur Republika dhe jo më Republika e Maqedonisë së Veriut me të gjitha implikimet që ka, tha se është koha për unitet, ajo përmendi vetëm dy liderë nga blloku maqedonas duke i përjashtuar të gjithë nga uniteti. Ishte një fjalim për 8 Marsin, pa asgjë thelbësore, as nuk u permend NATO, as anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe detyrimet dhe të gjitha sfidat që kemi përpara, as një fjalë për EU dhe proceset e eurointegrimit të RMV-së, dhe të gjitha sfidat dhe detyrat të cilat na presin lidhur me procesin eurointegrues, as një fjalë për mardhëniet ndëretnike, për Marrëveshjen kornizë,Marrëveshjen e Prespës, Bullgarisë dhe ndryshimet Kushtetuese”, tha Arbër Ademi.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara