www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“E shoqërojnë 150 persona”, mediat greke zbardhin detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Posted on May 12, 2024 by User User1

Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombësit shqiptarë në Greqi.

Sipas burimeve nga mediat në Athinë, Policia greke po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të Ramës në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit, shkruan Euronews.al

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Rama ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij personale në Facebook, ku fton shqiptarët që ndodhen në Athinë apo pranë Athinës të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi.

Në postimin e tij, Rama flet për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.

Ftesa shoqërohet me një vizual me Akropolin dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara