www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ademi: Skenare të errëta inxhinjeringu – “beteja” për mandate në Nj.Z 5 dhe 6!

Posted on May 11, 2024May 11, 2024 by User User1

Ekzistojnë përpjekje serioze që me “pazare politike” të minohet demokracia dhe vullneti i lirë I qytetarëve” – tha gjatë një press konference zëdhënësi I BDI-së, Arbër Ademi, duke pohuar se ka tentativa që Frontit Evropian t`i merren dy mandate, në Njësitë Zgjedhore 5 dhe 6.

“Kemi informuar komunitetin ndërkombëtar, SHBA, BE, NATO, OSBE/ODIHR, për një skenar të errët inxhinjeringu, për të devijuar vullnetin e popullit dhe legjitimitetin. Partitë e tjera politike mbi bazë të një marrëveshje të fshehtë jo parimore duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime, ankesa, gjegjësisht mashtrime për vendvotimet të caktuara. Në njësinë zgjedhore numër pesë dhe në njësinë zgjedhore numër gjashtë, megjithëse për të njejtat nuk është konstantuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor”, tha Arbër Ademi.

Duke përmendur rezultate nga vendvotime të ndryshme, sikurse në Zhelinë dhe në Njësinë e pestë zgjedhore, Arbër Ademi shtroi pyetjen se cili është qëllimi dhe nëse prëgatitet transferimi I votave nga njëri në opsionin tjetër vetëm që Fronti Evropian të ketë më pak mandate.

Ai u zotua se Fronti Evropian do të mbrojë cdo votë dhe nuk do të lejojë të shkelet vullneti I qytetarëve I shprehur në zgjedhjet e 8 majit.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara