Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën e qytetit
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar banues në Korçë.
Kjo pasi 48-vjeçari ka përplasur me automjet një 37-vjeçare nga Elbasani.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën e qytetit nga ku 48-vjeçari me automjet tip “SEAT” ka përplasur këmbësoren.
37-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit në përkujdesjen e mjekëve. Ndërkohë policia ka dorëzuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
