www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Edward Joseph sfidon Osmanin: Presidentja ta pilotojë Kosovën në KiE

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë në SHBA prej disa ditësh. Ndërkohë që në Kosovë po zihet çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe kushtëzimi i shteteve kyçe me Asociacionin, presidentja është lajmëruar sot nga qielli amerikan duke marrë mësime të pilotimit të helikopterëve të kompanisë “Bell”.

Në videon e publikuar në profilin e saj në “X” i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell, shkruan Gazeta Express.

Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin.

“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara