www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kallëzim penal kundër një shkupjani, duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar gypin e ngrohjes dhe konstruktin e urës “Bellasica”

Posted on May 10, 2024 by User User1

SPB Shkup-Njësiti për kriminalitet të dhunshëm-Njësia për delikte të gjakut dhe delikte seksuale, sot deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.H. (37) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkelje të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 në lidhje me veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, kumtoi MPB-ja.

“Respektivisht, pas masave të ndërmarra, provave të siguruara, ekspertizave të kryera dhe bisedave me më shumë njerëz është konstatuar se më datën 11.05.2023 nën urën ‘Bellasica’ i denoncuari ka shkaktuar zjarr në “hapësira për kompensimin e tubit për ngrohje’ i cili pastaj ka përfshirë izolimin termik dhe tubat e ngrohjes të cilat janë pjesë të rrjetit të ngrohjes të EMV-Furnizimi me ngrohje, gjatë të cilës janë shkaktuar dëmtime në sistemin për ngrohjes, si dhe dëmtime të dukshme në elementet konstruktive të urës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe i denoncuari I.H. nga data 12.09.2023 vuan dënimin me burg në Institucionin ndëshkues përmirësues Burgu Shkup për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit penal.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara