
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar aksesin ilegal të Rusisë në internetin e siguruar nga satelitët e kompanisë amerikane me pronar Elon Musk Starlink
Zyrtarët e Pentagonit në bashkëpunim me kompaninë SpaceX kanë ndaluar përdorimin pa autorizuar të terminaleve Starlink Internet nga ushtria ruse në Ukrainë ka raportuar Bloomberg.
Zëvendës Drejtori i Pentagonit John Plumb tha se ata kanë ndaluar me sukses keqpërdorimin e Rusisë por u shpreh se është i sigurt se rusët do të tentojnë të gjejnë mënyra tjera të përdorin Starlinkun apo dhe sistemet tjera komerciale të komunikimit.
Plumb refuzoi të zbuloj metodat apo taktikat që u përdorën për të ju kundërpërgjigjur përdorimit ilegal të terminaleve të komunikimit nga rusët
