www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë

Posted on May 10, 2024May 10, 2024 by User User1

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqiptarë.

Ata vijnë nga koalicionet Fronti Europian, VLEN dhe një nga LSDM.

Më së shumti shqiptarë vijnë nga zona zgjedhore 6.

Këtu, listës së Frontit Europian së cilës i priu Ali Ahmeti, deputetë u zgjodhën edhe Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari, Ilir Demiri, Fatmire Isaki.

Nga VLEN, listës të së cilës i priu Bilall Kasami, deputetë u zgjodhën edhe Bekim Qoku, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Suleimani.

Në njësinë zgjedhore 5, ku bartës liste ishte Ziadin Sela nga Fronti Europian, deputetë u zgjodhën edhe Musa Xhaferi dhe Arbana Pasholli.

Në këtë njësi, VLEN siguroi vetëm një mandat, dhe deputetë do të jetë Salim Sulejmani.

E në zonën 2 Fronti mori 4 deputetë – Sadulla Duraku, Skender Rexhepi-Zejd, Dijana Toska dhe Elmi Aziri.

VLEN 3 deputetë: Afrim Gashi, Rijad Shaqiri dhe Merita Koxhaxhiku. Nga njësia zgjedhore 2, deputet u zgjodh edhe Fatmir Bytyqi nga lista e LSDM-së.

Në zonën zgjedhore 1, nga lista e Fronti Europian deputetë bëhen Blerim Bexheti dhe Ilir Hasani. Këtu emrat mund të ndryshojnë nëse Bexheti vendos që të qëndrojë kryetar i Sarajit, por edhe pas tyre në listë qëndrojnë 2 shqiptarë. E sa i përket VLEN, nga njësia 2, deputetë u zgjodhën – Izet Mexhiti dhe Bekim Sali.

Në njësinë zgjedhore 4 dhe 3, ndonëse kishin kandidatë për deputetë, koalicioni VLEN dhe Fronti Europian nuk arritën të marrin asnjë mandat.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara