www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdoğan vlerëson qëndrimin e Brazilit në lidhje me Gazën

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe vlerësoi qëndrimin e Brazilit në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se qëndrimi i Brazilit përballë brutalitetit të Izraelit në territoret palestineze është i lavdërueshëm dhe se duhet të shtohen përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke në X.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve të tyre, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Presidenti Erdoğan, i cili vuri në dukje se Izraeli vazhdon të përshkallëzojë sulmet dhe masakrat e tij pavarësisht se Hamasi pranoi armëpushimin, shprehu rëndësinë e mbështetjes së iniciativave për njohjen e Shtetit Palestinez në këtë moment”, njoftohet më tej.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Erdoğan ka thënë se Ankaraja po monitoron nga afër luftën, duke shtuar se ai ka propozuar që të dyja palët të kthehen në negociata dhe të punojnë drejt vendosjes së një paqeje të drejtë mbi bazën e të drejtave dhe ligjit.

Erdoğan gjithashtu i ka përcjellë ngushëllimet e tij presidentit brazilian për viktimat nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil, duke shprehur se Türkiye qëndron në krah të popullit të Brazilit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara