www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Negociatat për Qeverinë e re/ VMRO-DPMNE nuk fsheh – komunikojmë me VLEN-in!

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

Festat e fitoreve zgjedhore zgjedhore përfunduan. Nisin kontaktet që duhet të rezultojnë me negociata formale se cila forcë tjetër politike përvec VMRO-DPMNE-së do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka fshehur se kontaktet e para tashmë janë realizuar me koalicionin VLEN.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se kemi komunikime vetëm me përfaqësues të VLEN. Si do të zhvillohet situata, besoj se do të përshpejtohet dinamika, diku rreth inaugurimit të presidentes së re”, tha Timço Mucunski – nënkryetar VMRO-DPMNE-së.

Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së, nuk e quan Frontin Evropian fitues tek shqiptarët. Në skenë sërish do të del retorika zgjedhore, nëse Mickoski me Google Maps duhet ta kërkojë Reçicën e Vogël.

“Me siguri ka shumë lokacione që në të ardhmen duhet t`i kërkojë Ministri Bekteshi, por jam I bindur se në Google Maps nuk do të kërkojë as Rrugën e Ilindenit e as lokacionet e cilit do organ tjetër shtetëror”, tha Timço Mucunski.

Të enjten është takuar edhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe ka konstatuar “konturat e kornizës” në bazë të së cilës do të zhvillohen negociatat me partitë tjera. Bëhet fjalë për shtet të fuqishëm ekonomik, front kundër krimit dhe korrupsionit si dhe realizimi i interesit strategjik për integrime evroiane, përmes dialogur dhe përmbushjes së parimeve.

Shifrat flasin se VMRO-DPMNE me 58 dhe VLEN me 13 mandate kanë shumicë komode prej 71 deputetëve, por cështja mbetet nëse negociatat do të përfundojnë vetëm me VLEN-in, pasi, sipas Mickoskit do të bisedohet me të gjitha partitë e bllokut opozitar, para së gjithash me Lëvizjen “Znam” të Dimitrievskit, që fitoi 6 mandate./

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara