
Sipas spitalit Al Kuvajtit, katër persona u vranë dhe më shumë se 25 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në lagjen Tal Al Sultan në Rafah.
Bëhet e ditur se 25 të plagosurit kanë mbërritur në spitalin, i cili ndodhet në qendër të Rafahut, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Spitali i Al Kuvajtit tha gjithashtu se shumica e të plagosurve janë fëmijë dhe dy persona janë në gjendje kritike.
