www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

OSBE-ODIHR, raport për zgjedhjet e dyfishta

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sipas misionit vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u votua në atmosferë konstruktive pavarësisht fragmentizimit dhe polarizimit të fuqishëm të partive politike. Përfaqësuesi i OSBE-ODIHR-it tha se nga 430 vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët ishin të angazhuar në këtë periudhë në vend, kanë detektuar edhe parregullsi të vogla në mosrespektim të procedurave nga anëtarët e këshillave zgjedhorë në vendvotimet në nivel vendi.

“Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishin kompetitive, edhe pse procesi mbetet jo aq sa duhet i rregulluar. Korniza ligjore ka dhënë shumë mundësi për zgjedhje të lira, por ka lëshime, të cilat e shkelin stabilitetin ligjor. Në periudhën parazgjedhore kishte rritje të retorikës jo miqësore dhe nacionaliste, që lë njollë në procesin e përgjithshëm zgjedhor. Është shkelur edhe korniza ligjore për mbikëqyrjen financiare të fushatës parazgjedhore me paraqitje minimale të raporteve nga partitë. Nuk janë përpunuar si duhet as ankesat gjatë zgjedhjeve sikurse nga KSHZ ashtu edhe Gjykata Administrative”, deklaroi Nikoloz Samkharadze, OSBE. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara