www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjedhjet parlamentare/ “Debakël” për LSDM-në, nisin dorëheqjet!

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

LSDM-ja shkon në opozitë me disfatën më të rëndë në histori dhe vetëm me 18 deputetë. Lideri Dimitar Kovaçevski nuk u dorëhoq, por paralajmëroi zgjedhje brendapartiake.

Pas këtij rezultati, nisën dorëheqjet. Para Kongresit të Llogaridhënies, dy nënkryetarët Fatmir Bytyqi dhe Pero Kostadinovski dhanë dorëheqje nga funksionet. U dorëhoq edhe Ministrja Trençevska kurse nuk përjashtohet mundësia që hapin e tyre ta ndjekin edhe funksionarë të tjerë.

Kovacevski tha se ai dhe udhëheqësia partiake, por edhe të gjithë funksionarët e LSDM-së mbajnë përgjegjësi për rezultatin.

“Rezultati i sotëm është zhgënjyes. LSDM-ja pësoi goditje të fortë, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga simpatizuesit dhe mbështetësit e partisë. Gjatë periudhës së ardhshme detajisht do t`i analizojmë këto rezultate. Padyshim se në muajt në vazhdim do të duhet që në mënyrë serioze ta gjejmë burimin e shkaqeve të këtij epilogu humbës”, tha Dimitar Kovaçevski.

Koalicioni që udhëhiqej nga LSDM-ja dje pati rezultatin më të dobët në historinë e partisë. Rezultati I deritashëm më I dobët vlerësohej ai I zgjedhjeve parlamentare të 1 Qershorit 2008, kur fitoi 233.284 vota dhe 27 deputetë, por rezultati I 8 majit me 153.250 vota tregon se në konto të kësaj partie ka 80.000 vota dhe 9 deputetë më pak.

Por, për dallim nga viti 2008, kur LSDM-ja pësoi debakël si opozitë, epilogun e djeshëm zhgënjyes e priti pas 7 viteve në pushtet.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara