www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

RMV-ja zgjedh presidenten e parë grua – Siljanovska fiton zgjedhjet!

Posted on May 9, 2024May 9, 2024 by User User1

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Gordana Siljanovska Davkova do të jetë gruaja e parë presidente, kurse Maqedonia e Veriut bëhet vendi I shtatë në Evropë pas Kosovës, Sllovenisë, Sllovakisë, Greqisë, Moldavisë dhe Gjeorgjisë që do të ketë Presidente grua.

Sipas KSHZ-së, Siljanovska ka fituar 560.170 vota, kurse Stevo Pendarovski 251.541 vota. Jehona e votuesve ka qenë 46.38%.

Profesorja 70-vjeçare universitare, është zotuar se tashmë, në vend të ligjëratave në fakultet, do ta praktikojë politikën. Gjatë prononcimeve publike nuk do ta shfrytëzojë emrin kushtetues – Maqedonia e Veriut. Do t`i pranojë Ndryshimet Kushtetuese, vetëm nëse miratohen në Kuvend. Veten e përshkruan si legaliste, rebele, luftëtare për të drejta, kurse do të angazhohet për më shumë gra nëpër pozicione kyçe. 

“A ka ndryshim më të madh se sa të zgjidhet presidente grua? Bashkë me gratë do të angazhohem për të bërë hapin e madh përpara, hapin drejt reformave. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, të gjithë grupeve etnike, anëtarëve partiak dhe atyre jashtë partive. Një presidente nuk mund të gjurmojë pas unitetit nëse mban linjat partiake” – tha Siljanovska.

Pendarovski pranoi humbjen duke uruar fituesit e zgjedhjeve. Ai gjatë prononcimit publik tha se e ka ndërgjegjen e pastër, por se nuk është i sigurtë nëse të tjerët e kanë, sic tha, ata që duke bërë “pazare” sipas interesave partiake, politike dhe personale, kishin ndaluar që më mijëra qytetarë të marrin fletëvotimin e dytë dhe të votojnë për presidencialet. 

“Koncepti im për Maqedoni multietnike, tërësisht e integruar në strukturat euroatlantike, fatkeqësisht nuk mori mbështetje nga qytetarët, por unë jam më se i bindur se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë një vend prosperues dhe demokratik” – tha Pendarovski.

Pas zyrtarizimit të rezultateve zgjedhore, më së voni deri më 12 maj duhet të thirret seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së re të zgjedhur.

Siljanovska para deputetëve të përbërjes së vjetër parlamentare duhet ta bëjë deklaratën solemne, me çka nis mandati saj. Ky duhet të jetë edhe aktiviteti i fundit i kësaj përbërjeje parlamentare. 

Më 12 maj skadon edhe mandati I Presidentit aktual, Stevo Pendarovski.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara