www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Escobar: Kam besim se integrimi në BE do të vazhdojnë pavarësisht zgjedhjeve

Posted on May 8, 2024 by User User1

Në konferencën e fundit për media, Escobar, i cili largohet nga pozita e zëvendësndihmës sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi, tha se pret që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të sotme.

Pas tre vitesh Gabriel Escobar largohet nga posti i Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Në daljen e fundit para gazetarëve, Escobar deklaroi se ende shpreson për përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe, siç tha ai, zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, që duhet të rezultojë në normalizimin e marrëdhënieve. Escobar nuk harroi të përmendte pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe ai ishte i qartë për pritshmëritë e Uashingtonit nga vendi pas përfundimit të zgjedhjeve të dyfishta të sotme.

“Për pjesën tjetër të rajonit, dua të them gjithashtu se një nga gjërat që jemi shumë të lumtur që kemi arritur është se ne që disa vende nga Ballkani Perëndimor janë solide në rrugën e integrimit euroatlantik, veçanërisht ato që janë anëtare të NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat janë plotësisht të angazhuara në të gjithë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kam besim dhe shpresoj se pavarësisht zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ajo rrugë drejt Evropës do të vazhdojë”, tha Gabriel Escobar.

Edhe pse po largohet, ai ka besim se politikat dhe programet që janë vendosur në Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit do të ndihmojnë rajonin dhe në fushën e pajtimit dhe në fushën e integrimit euroatlantik të vendeve.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara