www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deri në orën 13 në Dibër 9 për qind dalje për zgjedhjet presidenciale edhe 15 për qind për zgjedhjet parlamentare, në Qendër Zhupë 9,34 për qind përkatësisht 9,38 për qind

Posted on May 8, 2024May 8, 2024 by User User1

Dita e zgjedhjeve në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë po kalon pa probleme, me pjesëmarrje më të madhe se në orët e paradites.

“Deri në orën 13 në komunën Dibër të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar 1710 persona ose 9 për qind e gjithsej 19.269 personave të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2835 ose 15 për qind nga 19.311 persona. Sot, si në zgjedhjet e kaluara, në të gjitha 27 vendvotimet dita e zgjedhjeve kalon në rendin më të mirë”, deklaroi për MIA, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-Dibër.

Edhe në komunën fqinjë, Qendër Zhupë, sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, dita zgjedhore po kalon në një atmosferë të drejtë dhe demokratike.

“Në komunën tonë deri në orën 13 të drejtën e votës, në zgjedhjet presidenciale e realizuan 688 qytetarë ose 9,34 për qind nga gjithsej 7.368, ndërsa në zgjedhjet parlamentare votuan 692 persona ose 9,38 për qind nga gjithsej 7.383 votues. Dalje më të madhe presim në orët e pasditës”, thotë Iljaz.

Dalja në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 24 prill, deri në orën 13, në Dibër ishte 13 ndërsa në Qendër Zhupë 9,12 për qind. 

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara