
Aeroportet në të gjithë Britaninë e Madhe u zhytën në kaos mbrëmjen e së martës, pas problemeve me sistemin elektronik të kontrollit të pasaportave.
Skenat e kaosit zgjatën deri në orët e para të së mërkurës, teksa punonjësit e Home Office u detyruan që kontrollet mbi detajet e udhëtarëve që mbërrinin në vend t’i kryenin manualisht.
Një zëdhënës i Home Office tha se “portat elektronike në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar u kthyen në funksion pak pas mesnate”.
“Kur inxhinierët tanë identifikuan problemin më të gjerë në rrjet në orën 19:44 të së martës mbrëma, sistemi rezervë u aktivizua brenda gjashtë minutave.
