www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët mund të paraqesin shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321

Posted on May 8, 2024May 8, 2024 by User User1

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) – Në zyrën e Avokatit të Popullit, nesër nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. 

Siç informojnë sot nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës). 

“Gjithashtu, nesër në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale në Strumicë në nr. e tel. (034)329-996, Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488” theksohet në kumtesën e sotme të Avokatit të Popullit. 

Avokati i Popullit, theksojnë nga atje, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cialt, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara