www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”

Posted on May 7, 2024May 7, 2024 by User User1

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë euro si mbështetje për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Synimi i këtij programi është përshpejtimi i reformave dhe rritjes ekonomike në këtë rajon, derisa ato synojnë anëtarësimin në union.

Këshilli dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se plani mbulon një periudhë nga vitit 2024 deri në 2027 dhe pritet të sigurojë 2 miliardë grante dhe 4 milionë hua. Ndihma është një kontingjent reformash që do t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në linjë me rregullat e BE-së, raporton Associated Press, transmeton KlanKosova.tv.

Këshilli ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë parakusht për t’i pranuar ndihmat është “angazhimi i tyre konstruktiv me progres të matshëm dhe rezultate të dukshme në normalizim të marrëdhënieve të tyre”.

“Ndihma do të jetë mbështetje për një sërë reformash socio-ekonomike, përfshirë reformat e lidhura me sundim të ligjit dhe të të drejtave fondamentale”, ka thënë këshilli.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara