www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

30 vjet UT/ Rektori Zejneli takon ish-rektorët e UT-së

Posted on May 7, 2024May 7, 2024 by User User1

Për të ndërtuar vizionin e të ardhmës të Universitetiti të Tetovës, Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, ka ftuar në takim ish-Rektorët e këtij Universiteti.

Takimi mbahet në kohën kur Universiteti i Tetovës përgatitet për të shënuar vitin jubilar – 30 vjetorin e themelimit të UT-së. 

“Duke marrë përbazë se Universiteti i Tetovës këtë vitë shënon vitin  jubilar është në 30 vjetorin e themelimit nisur nga fakti se ky universitet ka një histori mjaftë të veçantë mjaftë të begatë nga momenti i themelimit, organizimit, zhvillimit, prespektivës, misionit, vizionit dhe natyrisht pamë të arsyeshme që sot të vlersojmë sikurse çdo herë punën e secilit rektor të deri tanishëm të universitetit të Tetovës”, tha Jusuf Zejneli.

Sipas Zejnelit, secili rektor i UT-së ka dhënë vulën gjatë rrugëtimit historik të këtij tempulli të diturisë.

“Të përgëzojmë, të çmojmë punën e secilit rektor, natyrisht shfaqim mirënjohje edhe për të gjithë rektorët që fizikisht sot nuk gjenden në mesin tonë, duke u nisur nga Rektori i parë, Prof.Dr. Fadil Sulejmani – themeluesin e UT-së, respekt për ta, familjet e tyre, për punën dhe përkushtimin”, tha Jusuf Zejneli.

Zejneli shtoi se betejat në çdo fazë të zhvillimit të këtij universiteti kanë qenë mjaft specifike me shumë sfida dhe vështirësi, por falë punës mundit të secilit rektor të deri tanishëm Uniiversiteti i Tetovës ka arritur të zhvillohet dhe të bëhet një institucion i çmuar i arsimit të lartë në vend. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara