www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dyshohen se blenë vota para zgjedhjeve, arrestohen dy persona në Maqedoni! Gjatë bastisjes kapen armë, plumba dhe rreth 20 mijë euro

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1


Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar sot dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash, transmeton TV21.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të arrestuarit të parë janë kapur armë dhe plumba, ndërkaq në shtëpinë e të arrestuarit të dytë, përveç armëve dhe plumbave, kanë gjetur edhe para në vlerë rreth 20 mijë euro.

Armët i kanë pasur pa leje.

“-Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policor nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës.Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Zastava” me dy korniza, 58 plumba dhe 4 proektila për të cilat nuk ka pasur leje. I.I. është arrestuar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të fijojë kallëzim përkatës.

Gjithashtu, në ora 17:00 nëpunësit policorë të SPB Veles kanë arrestuar A.Ç.(50) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për dyshimet se ka kryer veprën penale “blerje votash” janë gjetur dhe marrë armë “Vallter” me një kornizë, “Zastavë e kuqe”, “Bull” me një kornizë, 139 plumba, celular dhe 986.000 denarë (mbi 16 mijë euro) dhe 2.325 euro. A.Ç. është mbajtur në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara