www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dijana Toska: Ballëhapur dhe me sinqeritetin më të madh kërkoj nga ju mbështetje në këtë sfidë të re që po më pret poqëse e fitoj besimin e juaj dhe më votoni

Posted on May 6, 2024 by User User1

Kandidatja për deputete e zones 2, znj. Dijana Toska shkruan: 

Të nderuar familjarë dhe miq, sot ishte dita e fundit e fushatës para heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare në RMV të cilat do të zhvillohen me datë 8 maj, dhe si kandidate për deputete e treta me rradhë në kuadër të listës të Frontit Europian i cili garon me numrin katër në NJ. zgjedhore 2.

Jam munduar të bëj një fushatë dinjitoze, me punë serioze dhe me aktivitete të shumta duke mos u marrë me asnjë kandidat tjetër oponent e sidomos nuk jam marrë me asnjë kandidate grua të partive tjera oponente.

Nuk jam marrë në asnjë mënyrë me kritika, nënçmime apo ofendime të ndonjë gruaje kandidate sidomos ato shqiptare sepse unë jam vet grua dhe e di se sa e dhimbshme dhe jokorrekte është të bullizosh apo ofendosh një vajzë apo grua e cila ka marrë guximin të merret me politikë. Miq atë e bëjnë vetëm njerëzit me karakter të dobët dhe unë nuk e pranoj këtë gjë sepse kjo nuk është e karakterit tim si një grua që jam vet.

Të nderuar, ata që më njohin e dijnë që secilën detyrë që e marr përsipër e marr me përgjegjësi dhe me seriozitet dhe se kurrë nuk e kam shikuar punën time si privilegj por vetëm si përgjegjësi.

Prandaj, ballëhapur dhe me sinqeritetin më të madh kërkoj nga ju mbështetje në këtë sfidë të re që po më pret poqëse e fitoj besimin e juaj dhe më votoni.

Ju faleminderit nga zemra për të gjithë mbështetjen dhe kurajon që ma dhatë gjatë këtyre javëve.

Zoti Ju bekoftë dhe na priftë e mbara 🥰

VOTO 4️⃣

🗣️ JO Rusisë, PO Europës!

🤝 Një Kryeministër për të gjithë

📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike

#FrontiEuropian 🇪🇺🤝🇺🇸 #bashkë

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara