www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zekolli: Shqiptarë, bojkotoni zgjedhjet presidenciale, refuzoni fletëvotimin!

Posted on May 6, 2024 by User User1

Analisti politik ndër më aktivët kohëve të fundit kundër opozitës shqiptaro-maqedone dhe “miqësisë” së tyre, Arsim Zekolli ka bërë apel që të gjithë shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë që do të mbahet më 8 maj.

Sipas Zekollit, shqiptarët duhet të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentar dhe të zgjedhin cilën parti të duan, por nuk duhet të votojnë për president.

Ai thotë se shqiptarët nuk duhet të votojnë për president për interesin privat të një Rrahman Morine (Arben TAravari).

Shton se nuk është normale që një shqiptarë të votojë miken e afërt të Jankulovskës dhe pasardhësen e Ivanovit.

Ka apeluar që të gjithë shqiptarët të refuzojnë fletëvotimin.

“Bojkotoni zgjedhjet Presidenciale! Votoni cilen parti te doni.Por bojkoto, refuzo fletvotimin per President. Per interesin privat te nje Rrahman Morine, nuk eshte normale te votosh miken e Jankulovskes dhe pasardhesen e Ivanovit. Refuzo skenarin Serb per DritanAbazovicizim te Shqiptareve ne Maqedoni. Bojkoto Presidencialet, refuzo fletvotimin!”, ka shkruar Zekolli.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara