www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Albert Musliu: Nuk kemi pasur dyshime që ka komunikim mes Mickoskit dhe Taravarit

Posted on May 6, 2024 by User User1

Analisti politik, Alber Musliu në studion e ClickPlus komentoi takimin Mickoski-Taravari ku tha se edhe më parë nuk ka pasur dyshime se ka takim mes dy palëve dhe shtoi se edhe lideri i opozitës maqedone ka pranuar një gjë të tillë, transmeton TV21.

Musliu tutje shtoi se tash të gjithë janë më të vetëdijshëm se fituese e zgjedhjeve do të jetë VMRO por përsëri, duhet pritur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për të kuptuar edhe fituesin.

“Ajo sinergjia ka ekzistuar dhe ka qenë publike, ne nuk kemi pasur dyshime se ka komunikim dhe fundja, Mickoski edhe vet u deklarua se ka komunikuar vetëm me Taravarin.. Jemi shumë më të vetëdijshëm tash se VMRO-DPMNE do të fitojë, si do të dalin numrat do ta shohim sepse ne kemi shume matematika para kohe por ndonjëherë nuk dalin. Po t’i dëgjojmë matematikat e partive politike afër 200 persona do të ketë në parlament”, tha Alber Musliu.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara