www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zejdi: Bujar Osmanin duhej ta votonin edhe maqedonasit por se bënë vetëm se është shqiptar

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1

Skender Rexhepi-Zejdi, në ClickPlus tha se fushata e tyre presidenciale ishte mjaft dinjitoze dhe programi i Bujar Osmanit ishte i detajuar dhe i formësuar në shumë sektorë dhe sipas tij, duhej të votohej edhe nga maqedonasit. Zejdi tha se nuk janë pjekur kushtet politike që të ketë një raport të mirë ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe se Bujar Osmani nuk u votua nga pala tjetër vetëm se është shqiptar.

“Kandidati jonë Bujar Osmani kishte një program aq të detajuar, aq të formësuar dhe të paraparë qoftë në çështjen e sigurisë, stabilitetit, rreziqet nga jashtë, diplomacinë dhe realisht duhej që një pjesë mjaft e bukur e maqedonasve ta përkrahin atë ofertë por fakti që në Maqedoninë e Veriut nuk janë pjekur kushtet politikisht për një raport të tillë ndëretnik, posaçërisht te maqedonasit këtë e kam thënë edhe publikisht, maqedonasit fare nuk e kanë shkuar ofertën e Bujar Osmanit sepse është shqiptar”, tha Skender Rexhepi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara