www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hysa: Anti-shqiptar e anti-evropian, kushdo që i mundëson fitoren një kandidateje anti-UÇK e anti Marrëveshjes së Ohrit 

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1

Historiani, Ylber Hysa, ish ambasador në Maqedoninë e Veriut, sa i përket zgjedhjeve presidenciale me 8 maj s’pati dilema sa çdo do të thotë përzgjedhja e mbështetjes së një kandidateje si Gordana Davkova-Siljanovska: anti-shqiptarizmi dhe bllokimi i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të atyre presidenciale në Maqedoni të Veriut, ish diplomati kosovar që ka shërbyer si ambasador në Shkup s’ka mëdyshje për orientimin e dy kandidatëve presidencial në garë e zgjedhjeve.

Kandidatja e VMRO’së Gordana Siljanovska-Davkova me fokusin e saj në fushatë euro-skeptike thënë më butë, e albanofobi më direkt, Hysa për Metron për efektin dhe pasojat e përkrahjes së një kandidateje me një platformë të tillë politike ishte i qartë.

“Në këtë konstelacion politik, kushdo që i mundëson fitoren një kandidateje konservatore anti-UÇK’së dhe kundërshtareje të marrëveshjes së Ohrit, është anti-evropian dhe anti-shqiptar” tha për Metro, ish diplomati Hysa.

Ylber Hysa shtoi se mbështetja për një kandidate të tillë- përpos sentimentit të theksuar anti-shqiptar edhe në fushatë, të mbështetur edhe nga qasja partiake ka refuzuar hapur ndryshimet kushtetuese që do të pamundësonin integrimin e mëtutjeshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket veprimtarisë politike të presidentit në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kandidat kundërshtar i Siljanovska-Davkova në zgjedhje, ai vlerësoi “vazhdimësinë profesionale në përkushtimin e tij për ruajtjen e kohezionit shoqëror multi-etnik të Maqedonisë së Veriut”.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara