www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Delegacioni i Hamasit do të largohet nga bisedimet në Kajro

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1

Hamasi përmes një deklarate ka thënë se raundi aktual i bisedimeve të armëpushimit në kryeqytetin egjiptian ka përfunduar dhe se ekipi i tij negociator do të niset për në Doha këtë mbrëmje pas dy ditësh takime.

“Delegacioni u kishte dhënë përgjigjen ndërmjetësve në Egjipt dhe Katar, ku u zhvilluan diskutime të thella dhe serioze”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Më herët, shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi është i prirur për arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës që do t’i japë fund luftës në Gaza dhe fajësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për, siç është shprehur ai, sabotimin e negociatave.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara