www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident në autostradën Shtip – Koçan, humb jetën një person

Posted on May 6, 2024May 6, 2024 by User User1

MPB njofton se një shofer 39 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip-Koçan. Ndërkohë pasagjerja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 02:24, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Krupishtë dhe sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Një veturë tip Renault “Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë shoferi I.M nga Shkupi. Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Pesë persona kanë humbur jetën në këtë autostradë që nga fillimi i vitit në tre aksidente të rënda.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara