www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtatë vjet nga vërshimet në Hasanbeg të Shkupit me 22 viktima

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Sot mbushen 7 vjet nga vërshimet vdekjeprurëse që përfshinë zonën e Hasabegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit, ku humbën jetën 22 veta.

Pasditen e 6 gushtit 2016, Shkupi u përfshi nga moti i furishëm me reshje intensive të shiut dhe erë të fuqishme. Por më të goditura ishin vendbanimet në pjesën e Hasanbegut dhe qarkores të autostradës Shkup – Tetovë.

Gjatë 24 orëve të 6 gushtit ka pasur shi të rrëmbyeshëm që vërshoi dhe dëmtoi shtëpi, vërshoi rrugë, drunjë të rënë, objekte, biznese e makina të dëmtuara, qarkorja e dëmtuar, serrat e mbjellura në këtë zonë si dhe dëme tjera.

Mbi një mijë qytetarë janë evakuuar natën e këtij rrebeshi. Dëmet ishin shumë të larta, me ç’rast

Më 8 gusht u shpall ditë zie, por nga nata e 6 gushtit nuk ka munguar ndihma e gjithanshme dhe solidariteti me banorët e prekur të këtyre zonave./koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara