www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

RMV, paraburgim për 18 vjeçarin i cili ka sulmuar policin në detyrë

Posted on May 5, 2024 by User User1

Një 18-vjeçar nga Kavadari është dënuar me tetë ditë paraburgim për shkak se ka penguar një polic në kapjen e të burgosurit i cili ishte arratisur nga burgu në “Gevgjeli”, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PPO) Kavadar, ngjarja ka ndodhur më 2 maj të këtij viti, në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, ndërsa dy inspektorë policorë po përpiqeshin të kapin një të burgosur të arratisur nga burgu i Gevgjelisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari i cili ishte kushëri i  personit të cilit ishte në arrati, gjatë aksionit policor ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë duke ju shkaktuar edhelëndime trupore.

“I burgosuri ka rezistuar gjatë tentativës për ta kapur dhe kthyer në burg, tentativë në të cilën i dyshuari, pjesëtar i familjes e ka ndihmuar duke e sulmuar njërin nga punonjësit e policisë, të cilin e ka tërhequr zvarrë dhe e ka gërvishtur, duke i shkaktuar lëndime fizike”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

I arratisuri ka aritur të largohet nga vendi i ngjarjes, por më vonë është kapur dhe është transferuar në burgun e Gjevgelisë. I dyshuari po ashtu është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe me propozim nga prokurori, Gjykata e Kavadarit i ka caktuar paraburgim prej 8 ditësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara