www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet Agim Krasniqi dhe tre persona të tjerë në Ferizaj të Kosovës

Posted on May 4, 2024May 4, 2024 by User User1

 Në Ferizaj të Kosovës, sot janë arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, për të shtëna me armë zjarri, ndërsa një është në kërkim me urdhër.

TV Telma mëson se bëhet fjalë për personat në vijim Besim Krasniqi, Agim Krasniqi dhe Sead Ramadani Capi të cilët tani janë në paraburgim.

Siç ka bërë të ditur policia e Kosovës, tre persona janë arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa njëri ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar.

Sipas policisë, tre personat e parë kanë marrë pjesë në një përleshje që ka ndodhur më 17 tetor të vitit të kaluar në Ferizaj, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Dje rreth mesnatës njësitet policore kanë ndaluar një “Audi” me targa maqedonase në Ferizaj, gjatë të cilit gjatë kontrollit të veturës janë gjetur tri armë dhe një sasi e caktuar municioni, transmeton Kontaktplus.

Tre nga katër të arrestuarit posedonin dokumente false identifikimi, kanë thënë nga policia.

Pas dëgjimit të hetuesve rajonalë, prokurori i shtetit ka vendosur që të dyshuarit t’i ndalojë deri në 48 orë për veprime të tjera hetimore dhe procedura të tjera për ekstradimin e personit të kërkuar me urdhër ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara