www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Katër gazetare palestineze mbahen në burgjet izraelite

Posted on May 4, 2024May 4, 2024 by User User1

Të paktën katër gazetare palestineze janë në mesin e gazetareve të ndaluara në burgjet izraelite, raporton Anadolu.

“Katër gazetare femra janë të arrestuara në burgjet izraelite, duke përfshirë një nënë gjidhënëse”, njoftoi Shoqata Palestineze e të Burgosurve në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave.

Në deklaratë, gazetaret identifikohen si Ikhlas Sawalha, Rola Hasanein, Bushra al-Tawil dhe Asmaa Heresh, duke vënë në dukje se tre prej tyre, Sawalha, al-Tawil dhe Heresh, janë nën paraburgim administrativ pa gjyq apo akuzë.

Shoqata palestineze tha gjithashtu se një gazetare tjetër, Somaya Jawabreh, është në arrest shtëpiak pas lirimit të saj nga burgu izraelit në nëntor të vitit të kaluar.

Më herët gjatë ditës, grupi në një deklaratë të përbashkët së bashku me grupet e tjera të të drejtave të njeriut tha se Izraeli ka mbajtur 53 gazetarë palestinezë në burgjet dhe objektet e tij të paraburgimit, duke përfshirë 43 të arrestuar pas 7 tetorit.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara