Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial të cilin komisionet komunale zgjedhore janë të obliguara ta dorëzojnë të martën, ndërsa rezultatet fillestare pritet të shpallen më 8 maj para mesnatës, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Në emisionin e sontëm në televizionin Sitel, Dashtevski ka sqaruar se në zgjedhjet e dyfishta të ardhshme, votuesit do të mund të paraqiten në vendvotim vetëm një herë.
Në pyetjen se a cenohet privatësia me atë që votuesit do të pyeten nëse kanë ardhur të votojnë për zgjedhje parlamentare apo presidenciale para vëzhguesve të pranishëm në vendvotim, Dashtevski u përgjigj se ajo nuk është në pjesën e hapësirës së fshehtësisë.
