www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Burrë e grua u gjetën të vdekur në Gjirokastër, shoqërohen në polici 3 persona

Posted on May 2, 2024 by User User1

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë në banesën e tyre.

Çifti i të moshuarve u gjetën të pajetë nga fqinjët e tyre, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktimat janë Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, në trupin e të cilëve janë gjetur shenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta rrethanore.

Ngjarja u zbulua falë, një telefonatë nga Greqia në drejtim të njëres prej fqinjeve te ciftit. Ka qënë mbesa e Kleoniqit që telefonoi e shqetësuar pasi nuk kishte mundur të lidhej në telefon.

Fqinja ka shkuar tek shtëpia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajete Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje ne pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin të pajetë me shenja dhune.

Në konstatimin e kryer nga grupi hetimor , pas kërkesës edhe të një mjeku ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN-së nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, pista më e besueshme për momentin mbetet ajo e vrasjes mes tyre.

Sipas burimeve, kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin dhe dy ditë me parë ishte konfliktuar me bashkëshorten, por nuk përjashtohet as dhunimi dhe vrasja e çiftit nga një person i tretë.

Ndërsa pista më pak e mundshme duket ajo e grabitjes me dhunë të banesës pasi nuk ka shenja të tilla apo gjurmë që të dilet në përfundim të tille. Çifti i të moshuarve jetonte vetëm dhe nuk kishte fëmijë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara