Fronti Europian ishte dhe mbetet opsioni më i palëkundur që skicon rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja trajektore që na shpie në të ardhmen e sigurt.
Derisa VMRO-DPMNE për një dekadë e bllokoi rrugën e anëtarësimit drejt NATO-s dhe BE-së, ne ishim ata që e zgjidhëm nyjën, dhe sot RMV është në NATO dhe një hap para hyrjes në BE.
Derisa VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj çdo ditë riciklojnë teza nacionaliste, koketojnë me rryma pro-ruse, kërcënojnë hapur gjithë luftën e lavdishme të UÇK-së, shtojnë tensionet mes bashkësive etnike e fetare në vend, ne jemi Fronti që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, duke bërë bashkë të gjitha komunitetet.
Prandaj, votuesit e ndërgjegjshëm më nuk mund dhe nuk duhet t’u besojnë atyre që dëshirojnë të na kthejnë mbrapa në proceset që i kemi shtyrë me aq mund dhe sakrificë, në rrugën drejt paqes, NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.
Votuesit shqiptar më nuk kanë asnjë arsye t’u besojnë atyre që fushatën zgjedhore e nisën me albinizëm dhe po e mbyllin me mickoizëm.
Andaj, ju bëjmë thirrje edhe simpatizuesve të deritashëm opozitarë, që më 8 maj ta mbështesin Frontin Europian dhe ta fuqizojmë pozitën politike të shqiptarëve dhe të të gjitha komuniteteve tjera, kundër kërcënimit arrogant për majorizim që bën kori i papërgjegjshëm i VMRO-DPMNE-së.
