Deri më tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit 48 orë është shqiptuar për pesë persona të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes në tentativë në fshatin Lupç të Podujevës.
“Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, kështu ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Incidenti ka rezultuar me plagosjen e tre personave nga arma e zjarrit, dhe një person me thikë.
