www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!

Posted on May 1, 2024May 1, 2024 by User User1

Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi që vjen nga Fronti Evropian, pasi lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, preferon koalicionin VLEN në qeverinë e ardhshme.

Mickoski, gjatë cdo tubimi vazhdon të adresojë akuza dhe sulme ndaj BDI-së, duke dërguar mesazhin që BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Por, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi në Saraj të Shkupit, tha se veprimet e fundit të Mickoskit, nuk janë të rastësishme.

“Gjithkund goditet BDI-ja. Nuk goditet BDI-ja, por shqiptarët. Shqiptarët janë pengesa pse e mbështesin BDI-në. Ju jeni fajtorë, ashtu sic thoshte Çubriloviqi – vrisni nënën shqiptare, mos I vrisnin burrat. Nënën shqiptare, ajo është fajtorja, Duan t`ja vrasin nënën, BDI-në shqiptarëve në Maqedoni, sepse është bërë halë në sy. Ne nuk jemi pengesë për të tjerët. Ne I kemi mbështetur qytetarët tanë për historinë e tyre, për gjuhën, kur të gjithë të tjerët ua kontestojnë”, tha Ali Ahmeti.

Por, gjatë një tubimi në Çair të Shkupit, lideri I BDI-së Ali Ahmeti, I është kundërpërgjigjur edhe kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me pretendimet e saj për Tribunal të Hagës për UÇK-në. Sipas Ahmeti, kjo nuk do të ndodh.

“UÇK ka nënshkruar një marrëveshje me NATO-n, Amerikanë, BE-në dhe I ndjeri Boris Trajkovski dhe unë si Komandant I Përgjithshëm. Ky kapitull është mbyllur sepse drejtësia ndërkombëtare ka vërtetuar se UÇK-ja është ushtri clirimtare dhe jo mercenarë”, tha Ahmeti.

Nga Fronti Evropian thonë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati presidencial I VLEN-it ka rreth 37.000 vota më pak se ai I Frontit Evropian dhe nëse rezultati përsëritet edhe në zgjedhjet e 8 majit, përfaqësues legjitim në qeverinë e ardhshme është pikërisht Fronti Evropian. Por, Mickoski vazhdon të insistojë se parimi fituesi me fituesin është shkelur para 7 viteve./tvklan.mk

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara