www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A kanë filluar VMRO dhe VLEN ndarjen e “kulaçit” qeverisës pa i pritur rezultatet e zgjedhjeve?

Posted on May 1, 2024 by User User1

Ndonëse ende nuk janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, tashmë po flitet për ndarje të resorëve, sidomos nga koalicioni VLEN, përcjell TV21. Izet Mexhiti në intervistën për Nacionalen nuk përmend resorë, por kjo media ka shkruar se Mexhiti synon Ministrinë e Punëve të Brendshme. E për ta konfirmuar këtë, pyetëm vet Mexhitin. I njëjti nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se do të flasim ditëve në vijim. Zakonisht përpara çdo koalicioni qeverisës, formohen grupet e punës që negociojnë ndarjen e “kulaçit” qeverisës, e kur tashmë përmenden resorë, si duket këto grupe tashmë janë në funksion.

Se VLEN ia ka mësy Ministrisë së Punëve të Brendshme la të kuptohet edhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi, i cili tha se “në Qeverinë e ardhshme, pos tjerash, do të drejtojmë institucione të rëndësishme të punëve të brendshme”.
Përndryshe qysh para zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE shprehej se preferojnë koalicionin VLEN si partner qeveritar. Bashkë me ta në përbërjen qeveritare mund të hyjë edhe Lëvizja Znam e Maksim Dimitrievskit.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara