www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mbolizim masiv

Posted on May 1, 2024May 1, 2024 by User User1

Ragmi Mustafi do të jetë kandidat i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit.

Këtë e bëri të ditur vetë Mustafi në një postim në Facebook, duke thënë se këtë të mërkurë ka pranuar nominimin për kryetar të Bujanocit për zgjedhjet lokale të 2 qershorit që do të mbahen në Serbi.

“Sot kam pranuar nominimin e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc për kryetar të komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e 2 qershorit!  Karrierën time politike e kam filluar si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti”, ka shkruar Mustafi.

Ai më tej ka shtuar se është ndër privilegjet më të mëdha kandidimi i tij për kryetar të Bujanocit.

“Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e anëtarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT”, ka shkruar tutje Mustafi.

Mustafi ka theksuar se sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet.

“Jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhënjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc.  Prandaj, sot po bëjmë thirrje për një mobilizim masiv dhe të përkushtuar. Të zgjasim dorën njeri – tjetrin,  të respektojmë njëri-tjetrin dhe të përbashkuar të fitojmë.

Nga nesër, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, të punojmë e angazhohemi, sepse fitorja jonë nuk është vetëm detyrë, por është domosdoshmëri për vizionin e së nesërmes”, ka shkruar Mustafi. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara