www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rasti në ‘Bon Vivant’: Kryetari i gastronomëve apel gjykatave që njerëzit me vepra penale të burgosen

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Një person mbeti i vdekur dhe rreth 20 të tjerë u plagosën e u lënduan si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Për këtë ngjarje pati reagime të shumta.

Një reagim erdhi edhe nga ana e kryetarit të gastronomëve, Petrit Kllokoqi

Ai në reagimin e tij për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë, shkruajti edhe për atë se çfarë bisedohet në mes gastronomëve. 

“Njerëz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNË?’” – ka thënë kryetari Kllokoqi. 

Ai tutje ka thënë që apeli i tyre është që gjykatat t’i dënojnë me burg këta persona. 

“Gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg” – ka shkruar Kllokoqi.

Tutje ai ka thënë se Policia e Kosovës duhet të krijoj raporte më bashkëpunuese me gastronomët. 

“Me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njësitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji për armëmbajtje me qenë prioritet, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200 m larg stacionit kryesor të Policisë në Kosovë” – ka shkruar  kyetari i gastronomëve.

Ai gjithashtu u ka shprehur ngushllime familjarëve të të vdekurit

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara