www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK!

Posted on April 30, 2024April 30, 2024 by User User1

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

Mediat raportojnë se Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

“Veliaj ka pasur disa shkresa të firmosur nga ana e tij që lidhen me aferën e inceneratorit. Ka një shkresë që Veliaj ka shmangur këshillin bashkiak dhe i ka hapur rrugën inceneratorit.

Veliaj thirret për herë të parë në SPAK. Ai pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D”, raportojnë mediat.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku merret në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në një dalje të tij për mediat Veliaj ka thënë se është treguar bashkëpunues me SPAK-un, qoftë për t’i ndihmuar me mbarëvajtjen e punës së tyre të përditshme, qoftë për çështje të dokumentacionit të nevojshëm për hetimet.

Më 28 mars SPAK lëshoi urdhërarreste për 9 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë. Mes të arrestuarve janë ish-drejtori i IMT-së, Mariglen Qato dhe ish-drejtori i UKT-së Redian Molla.

Sipas SPAK, një kompani e drejtuar në mënyrë të fshehur nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, fitoi që prej 2016 deri në 2020 tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Në kuadër të të njëjtit hetim një masë e dytë sigurimi u lëshua edhe për Taulant Tushën, ish-drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Punëve Publike, me dyshimet se ka shkelur barazinë në tendera duke favorizuar kompaninë e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, “5D Konstruksion”.

Prej disa javësh tashmë, janë zhvilluar dhe protesta para bashkisë së kryeqytetit. Eksponentë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar dorëheqjen e Veliajt nga posti pas asaj që ata e quajnë “skandali 5D”.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara