www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E dhimbshme: Gruaja që pësoi infarkt në aeroplanin që erdhi nga Zvicra vdiq – Policia nis hetimet

Posted on April 30, 2024April 30, 2024 by User User1

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt. Viktima fatkeqësisht ka humbur jetën dhe kjo u konfirmua nga Policia. 

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’. 

Ndryshe, një sinjalizues i Sinjalit, që po ndodhej në të njëjtin aeroplan, i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë.

Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.

I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja./gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara