www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takim special i Forumit Ekonomik Botëror në Arabinë Saudite/Sytë nga Gaza!

Posted on April 28, 2024April 28, 2024 by User User1

Arabia Saudite sot pret një takim special të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), i cili pritet të dominohet nga lufta në Rripin e Gazës dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Në takimin dyditor në kryeqytetin Riad, ndër pjesëmarrësit janë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfaqësues palestinezë dhe diplomatë të lartë të përfshirë në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Blinken udhëton nesër drejt Riadit që të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gaza që lejon lirimin e pengjeve”, siç njoftoi dje Departamenti i Shtetit në SHBA.

Gjithashtu, pritet që zyrtari i lartë amerikan të theksojë rëndësinë e parandalimit të një shtrirjeje rajonale të luftës që Izraeli ka zhvilluar në Rripin e Gazës, duke nisur që nga sulmet e përgjakshme të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor, sipas një deklarate nga zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.

Bota po ecën në një litar të ngushtë sot, duke u përpjekur të gjejë një ekuilibër midis sigurisë dhe prosperitetit, tha Faisal al-Ibrahim, Ministri saudit i Planifikimit, në një konferencë për shtyp të një dite më parë.

Ne takohemi në një kohë kur një gabim gjykimi, një gabim llogaritjeje ose një keqkomunikim do të përkeqësonte më tej sfidat tona.

Në Rripin e Gazës, lufta vijon prej 7 tetorit të kaluar kur Hamas sulmoi territorin izraelit duke shkaktuar rreth 1 mijë e 200 viktima e mori peng rreth 250 vetë. Besohet se 129 prej tyre ende mbeten robër në Gaza. 34 pengje mund të kenë gjetur vdekjen sipas zyrtarëve izraelitë.

Si hakmarrje, Izraeli u zotua të zhdukë lëvizjen islamike palestineze në pushtet në Gaza që nga viti 2007 dhe nisi një ofensivë që deri tani ka lënë më shumë se 34 mijë viktima, shumica gra e fëmijë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, grupi radikal palestinez i shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nga Bashkimi Europian.

Hamasi njoftoi së fundi se po shqyrton një propozim të ri të Izraelit për armëpushim në Gazë. Egjipti i ka rritur përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje, që t’i jepet fund luftës disamujore e për të parandaluar një pushtim të mundshëm tokësor izraelit të qytetit jugor të Gazës, Rafah. Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya, tha se “sapo të përfundojë shqyrtimin”, grupi do të dorëzojë përgjigjen.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara