www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tornadot godasin SHBA’në, shkaktojnë dëme të mëdha

Posted on April 28, 2024 by User User1

Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.

Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, thanë autoritetet.

“Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas në rrjetin social X.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot.

Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën.

Tornadot janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara