www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Posted on April 28, 2024April 28, 2024 by User User1

Pentagoni thotë se do të “shpejtojë” dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot dhe municionet e artilerisë në Ukrainë si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake.

SHBA do të përdorë 6 miliardë dollarë për këtë qëllim, zbuloi të premten Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Megjithatë, sistemet Patriot për lëshimin e raketave nuk do të dërgohen, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Patriotët duheshin “urgjentisht” për t’u përballur me një kërcënim ajror në rritje rus dhe “mund dhe duhet të shpëtojnë jetë tani”.

Një burim konfirmoi për BBC se 6 miliardë dollarë ishin pjesë e një pakete ndihme prej 60 miliardë dollarësh të nënshkruar në ligj nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën, e cila përfshin gjithashtu 1 miliard dollarë ndihmë më të menjëhershme.

E Austin theksoi në një konferencë shtypi se SHBA-ja po angazhohej për paketën e saj më të madhe të ndihmës për sigurinë deri më tani dhe do të “lëvizte menjëherë” për të dërguar furnizimet në Ukrainë.

Këto do të përfshijnë municionet e mbrojtjes ajrore, sistemet kundër dronëve dhe municionet e artilerisë, por jo sistemet e raketave Patriot.

Ai shtoi se ishte i bindur se më shumë sisteme raketore do të viheshin në dispozicion së shpejti për Kievin.

Bisedimet janë në vazhdim me partnerët evropianë, theksoi ai, për të ofruar kapacitete shtesë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara