www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ali Ahmeti: Për BDI-në në opozitë nuk vendos Mickoski – por qytetarët!

Posted on April 27, 2024April 27, 2024 by User User1

Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë.

Ky ka qenë mesazhi i liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, gjatë një tubimi partiak në Kërçovë, teksa ka komentuar zhvillimet dhe paralajmërimet pasgjedhore që vijnë nga tabori I opozitës maqedonase.

“A ju kujtohet Zoran Zaevi, kur doli para katër viteve – BDI në opozitë. Kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit thotë – do marrë të tjerë unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë. Nuk është Mickoski ai që vendos se a do të shkojë BDI-ja në opozitë. Jeni ju  – populli” – tha Ahmeti.

Lideri I integristëve, Ali Ahmeti, bëri thirrje që të ulen tensionet, duke pohuar se qëllimi i Frontit Evropian është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

“Është mirë të reflektojnë. Unë nuk dua as skena nacionaliste e as skena patriotike. Edhe për njërën edhe për tjetrën jam I gatshëm edhe me shpatë. Por, vendi ynë e ka vendin në Evropë. Jo rastësisht jemi bërë të gjithë bashkë” – tha Ahmeti.

“BDI në opozitë” ka qenë refreni kryesor i VMRO-DPMNE-së, thirrje kjo që ka nisur që në parafushatën zgjedhore, kurse u konfirmua natën e 24 prillit, kur Mickoski duke e ndjerë tashmë veten si mandatar i ardhshëm për formimin e qeverisë, bëri publike preferencën që opozita shqiptare të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara