www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Posted on April 27, 2024April 27, 2024 by User User1

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të aktiviteteve për fushatën e Zgjedhjeve parlamentare ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kërçovës. Para të pranishmëve ka theksuar se me hua nuk mund të mbahet shtëpia dhe se ata që mendojnë që me hua të mbajnë shtëpi, e panë rezultatin më 24 prill.

Ju jeni garda e parë për ndërhyrje të shpejtë, ju jeni garda e parë për veprime të shpejta, nuk është punë e vogël 8 me 2. Për më tutje e dini ju a e bëni 9 me 1, ajo është në dorën tuaj. Dikush mendon që me hua të mbajë shtëpi, ne jemi që punojmë dhe sigurojmë bukën për vete, ata që mendojnë për hua nuk mbajnë shtëpi dhe rezultati u pa në 24 prill. Kemi pasur plaftormën dhe Frontin, kemi pasur për kë të punojmë, janë bashkuar shqiptarët në një Front pas 22 vite me rradhë, tha kryetari i BDI Ali Ahmeti në Kërçovë.

Kandidati për deputet Musa Xhaferi para të pranishmëve tha se Fronti Europian do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe në zonën e pestë zgjedhore do të ketë mbi 30 mijë vota.

Asnjëherë nuk pasur dyshim se Kërçova me rrethinë do jetë në mbështetje të BDI sepse BDI e ka dëshmuar me punë dhe nuk ka lejuar që vota shqiptare të përbuzet e shkelet. Ne nuk kemi dyshim se do jemi fitues dhe se pala tjetër nuk mund të na fitojë. Legjitimitetin ta jep populli, votuesi, ju e jepni legjitimitetin se kush do qeverisë me vendin dhe kjo nuk është në duart e liderëve të partive tjera politike që mundohen të bëjnë një luftë psikologjike dhe kjo nuk duhet të na preokupojë neve. Te jemi unik dhe ne në zonën 5 do të kemi 30.000 mijë vota dhe Fronti Europian do të jetë partia e dytë në garë në nivel zone, tha Xhaferi.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara