
Kosova do t’i marrë 888 milionë euro nga plani për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, që u miratua të mërkurën nga Parlamenti Evropian, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) me burime nga Brukseli.
Është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian, që në total është 6 miliardë euro, për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok.
Siç raporton “RTS”, shuma e përcaktuar për secilin vend është marrë në bazë të një vlerësimi të Komisionit Evropian, që merr parasysh numrin e banorëve dhe nivelin e bruto produktit të brendshëm.
